Mustafa e Thaçi i kërkojnë Vatikanit njohjen e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar se në New York, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa kanë takuar imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhënie me Shtete në Selinë e Shenjtë.

“Ne theksuam përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë dhe kërkuam shqyrtimin e mundësisë së njohjes së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Me Gallagher diskutuam edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, meqë kjo do të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe proceseve në Kosovë dhe rajon. Gallagher vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe angazhimin politik për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, shkruan më tej ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-e-thaci-i-kerkojne-vatikanit-njohjen-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala