Mustafa e Thaçi do të marrin pjesë nesër në seancë

Autori:Avdyl Pajaziti

Përplasja e madhe mes pozitës dhe opozitës potencialisht mund të ndodhë pasditen e së premtes në Kuvendin e Kosovës.

Përveç deputetëve nga pozita dhe opozita, të cilët vetëm sa s’ishin përplasur fizikisht në dy seancat e kaluara, gazeta merr vesh se tani në sallë do të jenë edhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.

“Është vendim i përbashkët që Thaçi dhe Mustafa të jenë prezentë në sallë në mënyrë që edhe ata të marrin përgjegjësi shtetërore. Krerët janë dakorduar për ditën dhe pjesëmarrjen e të gjithëve në seancë dhe kjo është bërë me sugjerimin e ndërkombëtarëve”, ka thënë burimi i gazetës.

Nga Qeveria nuk kanë qenë në gjendje ta konfirmojnë nëse kryeministri do të jetë prezent në sallë.

“Të premten kryeministri është në Kosovë, tek në mëngjesin e së premtes mund ta konfirmojë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi.

Gazeta merr vesh se një nga arsyet pse seanca është caktuar në ora 16:00, është “kthimi i Thaçit nga Parisi”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-e-thaci-do-te-marrin-pjese-neser-ne-seance/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala