Mustafa e sheh shpëtim të ekonomisë investimin në Brezovicë

“Përgëzoj gjithë akterët që kanë punuar deri me tani në përgatitjen e kontratës lidhur me investimet në Brezovicë, që do të hap mundësi të mëdha zhvillimore edhe për turizmin edhe për punësimin e njerëzve, jo vetëm në atë pjesë por edhe të tjera. Sepse është një fushëveprim që ligj shumë sektor të veprimtarisë dhe kjo flet se ne ngadalë po fitojmë besimin e investitorëve të jashtëm me ardhjen e tyre në Kosovë”.
“Shpresoj se me masat që po marrim tani të arrijmë të sjellim edhe më shumë investitorë, si me masat që kemi marr në fushën e politikave fiskale, ashtu edhe fushat të cilat do t’i marrim me tutje në zgjidhjet me të mira që do t’i bëjmë përmes kornizës ligjore”, theksoi kreu i Qeverisë.
Nënshkrimi i kontratës për projektin e Brezovicës, në të cilin parashihet që të investohen 409 milionë euro është bërë dje nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe përfaqësuesi i zyrtar i Kozorciumit francez, MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, përkatësisht kompania që është regjistruar në Kosovë nga konsorciumi “Brezovica Resort LLC”, Pacal Roux.