Mustafa: Doli ashtu si e tha Rugova

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri aktual Isa Mustafa, është kthyer në kujtesë në vitin 1998 kur ka thënë të ketë qenë në Washington me kryeministrin e atëhershëm të Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi.

“E takova Presidentin Rugova, i cili ishte atje për takime të nivelit më lartë dhe në bisedë e sipër më tha: ‘Amerikanët janë miqtë tanë, shpresat i kemi te ta. Lirinë tonë dhe shtetin tonë mund ta bëjmë vetëm me përkrahjen e tyre’”, ka cituar Mustafa. “Doli ashtu si e tha Rugova, SHBA-të na ndihmuan të lirohemi nga pushtimi, dhuna e represioni serb, të ndërtojmë shtetin e pavarur, ta njeh pavarësinë tonë numri më i madh i vendeve anekënd globit”, ka shtuar më pas ai.

Mustafa ka shtuar se Rugova kishte besim të pakufi në SHBA.
“Ky ishte besimi i qytetarëve të Kosovës që ai i përfaqësonte, dhe sot ky besim është i palëkundur”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-doli-ashtu-si-e-tha-rugova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala