Mustafa: Dikoviqin do donim ta shihnim para drejtësisë e jo në Prishtinë

Kryeministri Isa Mustafa në konferencën për media ka thënë se ai nuk ka qenë i informuar për vizitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralin Lubisha Dikoviq në Kosovë.
“Sa i përket vizitës së Dikoviq në Kosovë ne nuk kemi pas informata”.
“Kjo vizitë është bërë nën përgjegjësinë e KFOR-it”.
“Asnjëri nga nuk parapëlqen ta shohim Dikoviq në Kosovë, së pari do të donim ta shihnim para gjykatës për tu zbardhur krimet”.
Ndërsa për ndalesën e ministrit Avdulla Hoti të ciliti nuk ju lejua ta vizitojë veriun e vendit, Mustafa ka thënë se marrëveshjet janë bërë që të hapen rrugët që të shkohet në veri.
“Nuk kam informata të hollësishme si ka ndodh, por do ta shohim rastin pse ka ardhur deri te ndalesa”.