Mustafa dhe Vuçiq pritet të takohen në Bruksel

Autori:Avdyl Pajaziti

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të duhej të vazhdonte më 23 qershor. Me rastin e vazhdimit të këtij dialogu, do të duhej të takoheshin në Bruksel kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas disa burimeve jozyrtare të Danas, Beogradi dhe Prishtina tashmë janë marrë vesh për nivelin teknik për bisedimet sa i përket telekomunikacionit dhe energjetikës, ndërsa deri në takimin mes dy kryeministrave pritet zhvillim edhe sa i përket asociacionit të komunave serbe në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Nga zërat që po qarkullojnë së fundmi, spekulohet se Kosovës do t’i jepet një kod i ri ndërkombëtar telefonik.

Së fundmi Isa Mustafa kishte deklaruar se po vonohen bisedimet sepse po vonohet implementimi i marrëveshjeve të arritura, dhe po ashtu Serbia po rihapë temat për të cilat janë arritur marrëveshje si telekomunikacioni dhe energjetika.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-dhe-vuciq-pritet-te-takohen-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala