Mustafa dhe Vuçiq do të takohen sonte në darkë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Kryeministri i Qeverisë së Serbisë,Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel për, siç është thënë, darkë joformale.

Takimi është thirrur javën e kaluar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila edhe ndërmjetëson bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Siç ka bërë të ditur Bashkimi Evropian, takimi ka për qëllim të shqyrtojë përparimin e dialogut mes palëve dhe rrugën përpara.

Mogherini është ndërmjetësuese e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-dhe-vuciq-do-te-takohen-sonte-ne-darke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala