Mustafa dhe Thaçi në konsultat e fundit për Specialen

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zëvendësi i tij i parë Hashim Thaçi janë në takim duke i kryer konsultat e fundit për Gjykatën Speciale.

Indeksonline merr vesh se Mustafa dhe Thaçi janë në objektin e Qeverisë ku janë duke u konsultuar edhe me bashkëpunëtor të tjerë.

Ndërsa kryekuvendari Kadri Veseli është duke tentuar t’i bind deputetët e PDK-së që ta votojnë Specialen.
Indeksonline merr vesh se liderët kryesorë të pozitës janë duke u konsultuar në mes veti se si të vazhdohet tutje, për shkak se kanë hasur në një rezistencë të fort nga ana e opozitës.

Burime të Indeksonline kanë treguar se Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi po ashtu është duke tentuar t’i bind disa deputet të partisë së tij.

Ndërsa Thaçi është duke vazhduar takimin me Mustafën. Seanca është duke vazhduar ku po flasin deputetët e pozitës dhe opozitës./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-dhe-thaci-ne-konsultat-e-fundit-per-specialen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala