Mustafa: Çka i duhet Hashimit të bëhet president në këto rrethana?

Autori:Zekirja Shabani

Ish kryetari i Komunës së Gjilanit, që deri para disa muajsh ishte edhe pjesë e PDK-së në këtë komunë, Qemajl Mustafa ka kritikuar ashpër kandidatin për President, Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se Hashim Thaçit po e qon vendin drejt humnerës, shkruan Gazeta Fjala.

Ai pyet se “çka i duhet Hashimit (dhe cilitedo tjeter) me u bë president në këso rrethanash? Lideri i vertete eshte i hapur, eshte tolerant dhe i jep perhere rast lirise e demokracise!. I jep rast popullit nga i cili ka dalur dhe per te cilin punon”.

Lexojeni të plotë postimin e Qemajl Mustafës në llogarinë e tij në Facebook:

Koria nuk është me brina, u bëmë horë para popullit e para botës!

Po çka i duhet Hashimit (dhe cilitedo tjeter) me u bë president në këso rrethanash? Lideri i vertete eshte i hapur, eshte tolerant dhe i jep perhere rast lirise e demokracise!. I jep rast popullit nga i cili ka dalur dhe per te cilin punon.

Liria dhe rasti qe e ofron ajo per popujt, i verboi tmerresisht njerezit tane qe erdhen ne pushtet pas vitit ’99.

Ata, nga kjo verberi katandisese, nuk e dallojne dot me rrugen qe qon kah humnera dhe rrugen qe qon kah konsolidimi i kombit e shtetit.

Fajtore jane te gjithe per kete marri qe po i ndodhe kombit e Kosoves po i zoti i shpise e ka pergjegjesine absolute. Keq eshte korite PDK-ja e sa per LDK-ne nuk kam prite prej saj as me shume as me ndryshe.

Megjithate shenjat e para po vien qe Zoti po ia zgjate doren Kosoves. Njeriu i saj i thjeshte, aq i vuajtur, aq i sinqerte, aq kontributedhenes e meriton ndihmen e tij perhere. Pasiqe lideret i kane deshtuar qe moti!.

E Zotit, (si puna e atij hoxhes n’minare) duhet me ia ndihmue pak!.

Do te doja forte me besue qe krejte kjo ka me perfundue pa ndonje tragjedi dhe me na sherbye si pervoje unikate per rrugen qe duhet te bejme perpara.

Te lutemi te gjithe bashke per shtetin e Kosoves!.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-cka-i-duhet-hashimit-te-behet-president-ne-keto-rrethana/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala