Mustafa: Asnjë nënshkrim nuk e vë as nuk e heq jashtë ligjit

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri Isa Mustafa duke folur në konferencë për media ka thënë se është në gjendje të shkojë dhe të raportojë në Kuvend për marrëveshjet që janë arritur. Mirëpo ai ka thënë se asnjë nënshkrim nuk e heq nga marrëveshjet.

“Jam në gjendje të shkojë në kuvend të raportojë kur kuvendi të krijojë kushte. Zgjidhja për këtë çështje është zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës. Asnjë nënshkrim nuk e vë as nuk e heq jashtë ligjit”, ka thënë Mustafa, raporton Indeksonline.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-asnje-nenshkrim-nuk-e-ve-as-nuk-e-heq-jashte-ligjit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala