Mustafa: 3 milion euro më pak shpenzime

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën e së premtes për media, ka deklaruar se janë ulur shpenzimet buxhetore për gjashtë muajt e parë të vitit për 3 për qind.

Mustafa tha se qeverisja e tij ka arritur që të ulë e shpenzimet për 3 milion euro, të cilat kanë të bëjnë me shpenzimeve të telefonisë, derivateve dhe shpenzime për blerje të mobileve dhe shpenzime të tjera, transmeton Gazeta Fjala.

“Raporti 6mujor financiar i aprovuar këtë javë në qeveri, tregon po ashtu për një progres të dukshëm për sa i përket realizimit të buxhetit ,si në të hyra ashtu dhe në shpenzime. Për sa i  përket shpenzimeve  kemi arritur ti ulim ato për 3 për qind. Efektet e kësaj ulje arrijnë në 3 milion euro gjatë vitit. Bëhet fjalë për ulje të shpenzimeve të telefonisë, derivateve dhe shpenzime për blerje të mobileve dhe shpenzime të tjera”,tregoi Mustafa. /GazetaFjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mustafa-3-milion-euro-me-pak-shpenzime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala