Mustafa: S’mund të hapen 100 mijë vende pune deri në fund të vitit

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se pritjet janë joreale nëse dikush mendon se për një vit mund të punësohen 100 mijë të papunë.
“Atëherë ne nuk jetojmë në këtë realitet nëse dikush mendon se si të fillon punën i punëson 100 mijë veta”, ka thënë Kryeministri, në debatin për rishikimin e buxhetit të Kosovë.