Musliu: Lugina duhet të ketë Asociacion të Komunave

Autori:Avdyl Pajaziti

Jonuz Musliu Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka deklaruar se Lugina e Preshevës në Serbi duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave, diçka të ngjashme me Asociacionin e Komunave Serbe që do të themelohet në Kosovë, sipas marrëveshjes së Brukselit.

“Preshevës i duhet bashkimi i komunave. Është koha dhe momenti të bëhet kjo gjë, ndonëse është dashur të bëhet shumë më herët. Edhe më herët kemi kërkuar që të jemi pjesë e bisedimeve për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve të luginës, por kërkesat nuk janë marrë parasysh. Lidershipi i Luginës ka nevojë që të marrë direktiva nga Prishtina. Ndonëse Kosova i ka hallet e veta, Qeveria duhet të angazhohet edhe për shqiptarët e Preshevës. Kuvendi i Preshevës ka të drejtë që ta krijojë asociacionin e Komunave, për shkak se është organi më i lartë i Luginës”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/musliu-lugina-duhet-te-kete-asociacion-te-komunave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala