Mushkolaj për Hysenin: Kaq i vogël sa shumë shpenzime, po me qenë më i madh?

Shpenzimet e zyrtarëve politik të Kosovës gjatë vizitave të tyre në shtetet e jashtme, po arrijnë në shuma marramendëse, deri në dhjetra mijëra euro.
Rasti i fundit i Skender Hysenit, që sipas raportimit të medieve ka shpenzuar 10 mijë euro, është bërë shkak i komenteve të analistëve kosovarë.
Imer Mushkolaj nuk ka hezituar të shkruajë në profilin e tij në Facebook lidhur me këtë rast, ku e ka quajtur Hysenin aristocrat, transmeton Indeksonline.
“Ky është aristokrat. Kaq i vogël, e çfarë shpenzimesh maramendëse. Po me konë ma i madh?”, ka shkruar Mushkolaj./Indeksonline/