Murat Meha i gatshëm të japë dorëheqje, nëse ia kërkon Qeveria

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komisionit Qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Meha, ka deklaruar, për Gazetën Express, se do të japë dorëheqje nëse ia kërkon Qeveria. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se largimi i Mehës është në kuadër të ujdisë ndërmjet PDK-LDK dhe AAK për zhbllokimin e situatës politike.

Murat Meha ka thënë për Gazetën Express se aktualisht nuk ka ndonjë informatë, apo sinjal, për shkarkimin e tij, apo dorëheqjen. Por, ai ka treguar se mund të bëjë një akt të tillë nëse ia kërkon qeveria.

“Nuk kam ndonjë informacion konkret. Po ashtu nuk kam ndonjë sinjal për shkarkim apo dorëheqje. Por, nëse ketë ma kërkon qeveria dhe shteti do ta bëj. Deri tash kam punuar për të mërin e shtetit dhe për të mirën e tij jap edhe dorëheqje. Këtë mund ta bëjë edhe i tere komisioni, jo vetëm unë”, ka thënë Meha.

Meha thotë se qëndron parapa gjithë asaj që ka bërë deri me tani, dhe se është i bindur se komisioni ka punuar drejtë.

“Unë jam i bindur se kemi punuar drejt, unë dhe komisioni. Në qëndrojmë prapa gjithë punës që kemi bërë dhe besojmë që kemi punuar drejt për vendin”, ka deklaruar Meha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/murat-meha-i-gatshem-te-jape-doreheqje-nese-ia-kerkon-qeveria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala