Mungesa e parkingut ma e keqe se haraçi  

Autori:Zekirja Shabani

Haraçi, e mungesa e energjisë elektrike, janë probleme të vogla për bizneset kosovare, në krahasim me telashet që  kan ato me hapësirën për parking.

Në raportin e Institutit për Studime Zhvillimore “Riinvest”, “Klima e Binzesit në Kosovë”, barrierat infrastrukturore udhëhiqen nga ‘problemet që lidhen me parkimin e veturave’.  Problemet që lidhen me parkingun radhiten në pozitën e tetë ndërsa zhvatja n pozitën e 21’të.

Rezultatet e hulumtimit të bërë nga ky institut tregojnë se, intensiteti i kësaj barriere në periudhën e shkuar ka qenë 69.8 pikë. Kjo barrierë përcillet nga një rritje e lehtë me intensitet 1 pikë në periudhën vazhduese (2013).

“Ky vlerësim nuk është i çuditshëm duke marrë parasysh se shumica dërrmuese e bizneseve kosovare janë mikro dhe të koncentruara në qendër të qytetit ku ka deficit të theksuar të hapësirave për parkim”, thuhet në raport.

Parkingu do të vazhdoj të mbetet barrierë edhe në vitet në vazhdim, por ngjashëm me barrierat tjera, bizneset e intervistuara e kanë paraparë që kjo barrierë të jetë më pak problematike për të bërë biznes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mungesa-e-parkingut-ma-e-keqe-se-haraci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala