Mungesa e ligjit për deputetë po e bllokon Kuvendin

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-nënkryetari I Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, duke komentuar situatën e krijuar së fundi nga opozita në Kuvend, ka vlerësuar se bllokadat e punës së këtij institucioni po shkaktohen shkaku i mungesës së ligjit për deputetët.

Ai ka thënë se Kosova është i vetmi vend që nuk e ka këtë ligj, i cili do ta sanksiononte secilin deputet për sjelljen e tij.

Edhe ish-nënkryetari tjetër I Kuvendit, Ibrahim Gashi, është i mendimit se ligji për deputetët do të rregullonte shumë aspekte të punës së deputetëve gjatë mandatit të tyre, por edhe për statusin e tyre pas mbarimit të mandatit.

“Opozita ka identifikuar deh ka kapur momentin që Kuvendi nuk ka ligj për deputetë dhe nuk ka mekanizëm për t’i detyruar deputetët ta lëshojnë sallën ose t’i largojë nga bllokimi i foltores. Kosova është i vetmi vend që nuk ka ligj për deputetët i cili do ta sanksiononte secilin deputet për sjelljen e tij. Kosova duhet ta ketë ligjin për deputetë. Mungesa e këtij ligji praktikisht i jep hapësirë dhe mundësi opozitës që me një numër të caktuar të deputetëve të mos lejojë mbajtjen e seancës, duke krijuar kushte të cilat nuk lejojnë zhvillimin e punimeve”, ka deklaruar Maloku.

“Aprovimi i ligjit për deputetët mendoj se do të rregullonte shumë aspekte të punës së deputetëve gjatë mandatit të tyre, por edhe për statusin e tyre pas mbarimit të mandatit. Lidhur me rastin e fundit, mendoj se nuk ishte problem mungesa e ligjit, sepse edhe Rregullorja ekzistuese e Punës së Kuvendit i jep mundësi kryetarit të Kuvendit apo kryesuesit të largojë nga seance ndonjë deputet për sjellje joetike dhe pengim të punës së Kuvendit. Ky natyrisht nuk është asnjëherë vendim i lehtë për kryetarin apo kryesuesin e seancës, por është përcaktuar në normative e punës së Kuvendit ndaj dhe mund të përdoret kur udhëheqësi i seancës e vlerëson të domosdoshme”, është shprehur Gashi. /Epoka e re/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mungesa-e-ligjit-per-deputete-po-e-bllokon-kuvendin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala