Mungesa e barnave në QKUK rrezikon jetë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pacientët që pësojnë infarkt akut e që dërgohen për trajtim në QKUK mund të mos ia dalin nëse varen nga ampula “succynilcholine”, e cila efektin e arrin brenda sekondave e që në QKUK mungon goxha një kohë të gjatë, shkruan sot Koha Ditore.

Në vend të saj ky institucion përdor ampula zëvendësuese e që kohën e veprimit e kanë për disa minuta, por që, sipas mjekëve të kësaj qendre, këto minuta janë kohë e gjatë për të shpëtuar pacientët në disa raste të infarktit akut.

Drejtori i Klinikës së Anestezionit, Nehat Baftiu, ka thënë se kjo ampulë mungon qe disa kohë, por që tash kanë marrë premtime nga Ministria që do t’ua sjellin.

“Ky bar është për raste emergjente, kur sekonda nevojiten për reagim. Ne kemi barna të tjera që veprojnë për disa minuta, por për ndonjë rast të jashtëzakonshëm kur duhen sekonda nuk kemi”, ka thënë Baftiu. “Tek personat që pësojnë infarkte akute e që duhet vepruar për disa sekonda mungesa e këtij bari mund t’ua rrezikojë jetën”.

Baftiu ka deklaruar se MSH-ja u ka premtuar që për disa ditë do të bëhet furnizimi me barna.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mungesa-e-barnave-ne-qkuk-rrezikon-jete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala