Mungesa e ambasadorëve, efekt negativ në sigurimin e votave për UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Neglizhenca e institucioneve për t’i emëruar ambasadorët e rinj në vendet me të cilat Kosova ka marrëdhënie bilaterale, mund të ndikojë negativisht në sigurimin e votave për anëtarësim në UNESCO, shkruan sot Koha Ditore.
Propozimet e Ministrisë së Jashtme në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar ngërç në dekretimin e ambasadorëve nga presidentja Atifete Jahjaga, e cila ka kërkuar balancim mes të emëruarve politikë dhe diplomatëve të karrierës.

Kosova ka mbetur pa shefa të misioneve diplomatike në Japoni, Zvicër, Panama, Mal të Zi, Hungari, Kanada, Bruksel dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Nju-Jork.

Kurse me afat të skaduar edhe pas tetë vjetësh janë ambasadorët në Arabinë Saudite dhe në Francë.

Burime të ndryshme brenda koalicionit qeverisës i kanë thënë gazetës se në prag të votimit për anëtarësim në UNESCO, situata është e paqartë dhe nuk janë të sigurta dy të tretat e votave.

Kjo për shkak se edhe shtetet me peshë në rajonet e tyre, të cilat kanë njohur shtetin e Kosovës, kanë shfaqur hezitime për shkak të mungesës së ambasadorëve. Në mesin e tyre janë Japonia dhe Hungaria.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mungesa-e-ambasadoreve-efekt-negativ-ne-sigurimin-e-votave-per-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala