Mundësi studimi me bursë për studentë

Rreth 55 student nga Kosova do të keën mundësi të studijojnë në njërin nga universitetet më të mira të Mbretërisë së Bashkuar, dhe njërin nga 100 universitetet më të mira në botë.
Për vitin akademik 2015/2016, Universiteti i Sheffield, CITY College në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës do të ofrojnë 55 bursa studimi për studentët kosovarë të niveleve Bachelor, Master, MBA dhe studime të plota të doktoratës dhe gradave kërkimore.
Në nivelin Bachelor ofrohen 10 bursa të plota studimi (me mbulim 100% të shpenzimeve), si dhe 10 bursa tjera me 50% të mbulimit të shpenzimeve për studim. Studentët mund të zgjedhin të studiojnë Administrim Biznesi dhe Ekonomi, Shkenca Kompjuterike, Psikologji dhe Gjuhë Angleze.
Në nivelin Master ofrohen 10 bursa të plota studimi (me mbulim 100% të shpenzimeve), si dhe 15 bursa tjera me 50% të mbulimit të shpenzimeve për studim. Ndërsa në drejtimin MBA ofrohen 5 bursa studimi për sektorin publik, me 50% të mbulimit të shpenzimeve të studimeve. Për studimet e doktoratës – nivelin PhD, ofrohen 5 bursa të plota me 100% të mbulimit të shpenzimeve, në programin që zgjat 3 vjet.