Mund të fitoni 10.000 dollarë për një ide të mirë

Autori:Avdyl Pajaziti

Inxhinierët e NASA-s, edhe pse janë ndër më të mirët në botë, megjithatë kërkuan ndihmën e të gjithë banorëve të botës të ndihmojnë ata për të krijuar një koloni në Planetin e kuq, raporton Anadolu Agency (AA).

NASA ka shpallur një konkurs për të mbledhur idetë më të mira në lidhje me atë se çfarë mund të bëjnë njerëzit me materialin e gjetur atje.

“Shpikësit mund të propozojnë që të përfitojnë nga regoliti, material i grimcuar si rëra apo basalti, një shkëmb që u formua nga ftohja e llavës, dhe prej tyre të bëjnë një pistë për modul në hapësirë”, shkruan në faqen e konkursit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mund-te-fitoni-10-000-dollare-per-nje-ide-te-mire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala