Muja e Ismajli në ekskursion me para të shtetit

Komuna e Prizrenit, që drejtohet nga Ramadan Muja dhe ajo e Shtimës, që ka kryetar Naim Ismajlin kanë vendosur t’i shpërblejnë me një ekskursion në bregdetin e Shqipërisë punëtorët e saj për 1 Majin – Ditën e Punëtorëve. Shtetin shqiptar, punonjsit e këtyre do komunave do ta viztojnë me para publike.
Madje për këtë vizitë relaksuese kanë dhënë edhe tendër.
Komuna e Prizrenit, në njoftimin për dhënie të kontratës “Organizimi i vizites tre ditore nw Shqipwri pwr punetorwt e KK Prizren” ka treguar se për një puntorë do të paguaj 35 euro.
Derisa, trasportin e “pasagjërvë” për në Shqippëri do ta bëjë kompania “Sharr Travell” nga Prishtina.
Gazeta Fjala merr vesh se për këtë eskurzion do të paguhen 2.450 euro nga buxheti komunal, ndërsa gjysmën tjetër të mjeteve do ta paguajnë vetë punëtorët .
Vizitë të ngjashme do të kenë edhe puntorët e komunës së Shtimës. Por, ky institucionë nuk ka shpallur tendër publikë për këtë punë. Mirëpo, Gazeta Fjala merr vesh se punonjësit e kësaj komune do të nisen për Shqipëri dhe komuna atyre do t’ua mbuloj shpenzimet e udhetimit dhe akomodimit, derisa ata do te participojne me nga 20 eeuro.