Muhrrem Sfarqa akuzohet për falsifikim të dokumenteve

Autori:Avdyl Pajaziti

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka akuzuar kryetarin e Ferizajt nga LDK-ja për falsifikim të dokumenteve dhe parregullsi të shumta.

Përmes një komunikate për media kjo parti ka shfaqur shqetësimin se Muharrem Sfarqa ka shkelur ligjin duke bërë cenimin e pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

Kjo është komunikata e plotë e PDK-së”

Veprimet e fundit të Komunës së Ferizajt, me ndryshimin e vendimeve të Kuvendit të Komunës, është edhe skandali i radhës së kësaj qeverie lokale të udhëhequr nga Muharrem Sfarqa.

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Ferizaj, pas analizës së bërë, vlersimit dhe ri-vlersimit të bërë të ligjshmërisë së vendimit të KK-së, për revidimin e zonave urbane 1 dhe 8, nga MAPL (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal) konsiderojmë që:

Vlersimi nga MAPL i vendimit 01.nr.14 të datës 23.02.2015 “ Vendim për revidimin e planit rregullues për zonën e I-rë dhe zonën e VIII-të”, MAPL gjegjesisht komisioni qeveritar miks MAPL dhe MMPH, konstaton që vendimi është i paligjshëm. Në preambullën e ketij vendimi referohet dy ligjeve që nuk janë në fuqi.

Komuna e Ferizajt, ndryshon preambullën dhe përmbajtjen e vendimit në paragrafin 1, pa u pyetur Kuvendi i Komunës organi që ka marrë vendimin, dhe dërgon prapë në MAPL-vendimin tjetër me nr 01.Nr.71 datë 17.06.2015 për ri-vlersim të ligjshmërisë, MAPL.

MAPL më datë 24.07.2015 kthen vendimin e Kuvendit të Komunës për revidimin e zonave 1 dhe 8 si të paligjshëm dhe kthen të gjithë procesin e revidimit në pikën zero.

PDK Dega në Ferizaj, konsideron që ky falsifikim i dokumentave të Kuvendit të Komunës është i papranueshëm dhe skandal i rendë i këtij pushteti të degraduar. Gjurmët e këtyre skandaleve kanë mbetur ashtu sikurse hapat e këmbëve të cilët mbesin nga ecja në një rrugë të pashkelur më pare.

Ky ndryshim i vendimeve i paautorizim cenon të drejtën pronësore të qytetarëve të Ferizajt,
Ky ndryshim cenon sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të Ferizaj për të jetuar të qetë e të dinjitetshëm.

PDK dega në Ferizaj vlerësojmë se ky degradim moral, ligjor, politik dhe institucional i shpërfaqur me këto ndryshime të vendimeve të Kuvendit të Komunës të këtij pushteti të udhëhequr nga kryetari z. Sfarqa është përveç se keqmenaxhim, keqpërdorim i detyrës zyrtare, jotransparencë dhe abuzim me pushtetin dhe me qytetarët e Ferizajt, njëkohësisht është vazhdim i talljes më te madhe që po i bëhet qytetarëve të Ferizajt, cenim të së drejtës pronësore, cenim të sigurise dhe dinnjitetit të qytetarëve dhe shtetit në përgjithësi.

PDK Dega në Ferizaj kërkon përgjegjësi dhe vetreflektim të z. Muharrem Sfarqa si propozues i këtyre vendimeve në Kuvendin e Komunës, në bazë të ligjit Nr. 03/L-040 për vetëqëverisje lokale

PDK Dega në Ferizaj, ka qenë pro ngritjes së koeficientit të ndërtimit e jo ndryshimeve në parcella të caktuara prej ndërtimit të ulët në ate të lartë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/muhrrem-sfarqa-akuzohet-per-falsifikim-te-dokumenteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala