Muharrem Nitaj: Reflektoni ooo njerëz!

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj përmes një reagimi drejtuar medieve u ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hahsim Thaçi që të reflektojnë për situatën e krijuar në vend.

Nitaj në një reagim të cilin e ka titulluar “Reflektoni ooo njerëz”, e ka dërguar përmes e-mail adresës së Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, duke thënë se ky është një qendrim personal i tij, dhe jo i AAK-së.

Lexojeni të plotë reagimin e Nitajt

Muharrem Nitaj: Reflektoni ooo njerëz!

Ju liderët politik e institucional të Kosovës, vendi është në krizë politike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Kjo krizë politike është thellë dhe nuk zgjidhet me polici.
Mos e sfidoni policinë e shtetit dhe mos e shndërroni atë në mjet për zgjidhjen e krizave politike.

Ju dy shefat e shtetit, Hashim Thaçi e Isa Mustafa, vendi që ju e qeverisni nuk është në ditët më të mira të tij, dhe fajin për këtë e keni ju dhe vetëm ju, prandaj reflektoni ooo njerëz.

Ju Presidente Jahjaga po dështoni për të qenë faktor i unitetit, dhe vendi po rrezikon të rrëshqasë në anarki. Ju duhet duhet ta impononi dialogun politik, si formë të daljes nga kriza, ose duhet të largoheni nga detyra.

Ju prokurorë dhe gjyqtarë, vendi është në krizë politike dhe nuk zgjidhet as me arrestimin e as me dënimin e deputetëve. Ata duhet të jenë të lirë.
Refuzoni urdhërat politik dhe mos u bëni instrument i askujt, sepse vendi është në krizë politike e cila nuk zgjidhet me mjete ligjore.

Ju liderë të opozitës Haradinaj, Kurti e Limaj, rishikoni metodat e kundërshtimit tuaj të drejt, dhe bëhuni liderë të një aktivizmi qytetar e civil, sepse kjo është arma më e fortë e mbrojtjës së shtetit.

Dhe në fund, ju diplomatë të të gjitha vendeve perendimore në Prishtinë, edhe një herë vendosuni në mbrojtje të Kosovës së pavarur dhe qytetarëve të saj dhe ndihmojeni atë që ta kapërcejë këtë sfidë, që po merr përmasa shqetësuese!

ps. reagimi është personal dhe jo në emër të AAK-së

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/muharrem-nitaj-reflektoni-ooo-njerez/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala