Muhamet Kelmendi kërkon sqarim zyrtar rreth arrestimit të tij

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muhamet Kelmendi, me anë të një letre të hapur ka kërkuar nga organet kompetente që të sqarojnë për publikun arrestimin e djeshëm të tij.
Në letrën e tij, Kelmendi ka shkruar se dje, më datë 10.06. 2015 ora 14:30 në Mitrovicë, Policia e Kosovës e ka arrestuar në prani edhe të kamerave televizive pa asnjë shpjegim.
Kjo sipas tij, i ka dhënë edhe pretekst çdokujt që të zbraz mbi personalitetin e tij, lloj-lloj shpifjes dhe insinuatash të paimagjinueshme.
Lexojeni letrën e plotë të Kelmendit:
Ministrit të Punëve të Brendeshme Z. Skender Hyseni
Drejtorit të Policisë së Kosovës Z. Shpend Maxhuni
Inspektoratit të Policisë së Kosovës Z.Fitim Shishani
Kerkesë publike për sqarim
Të Nderuar
Dje me datë 10.06. 2015 ora 14:30 në Mitrovicë, Policia e Kosovës më ka arrestuar në prani
edhe të kamerave televizive pa asnje shpjegim, duke u dhënë pretekstin çdo kuj që të zbraz
mbi personalitetin tim lloj lloj shpifjesh dhe insinuatash të pa imagjinueshme.
Andaj kerkoj nga ju me qëllim të sqarimit edhe të opinionit publik duke i pasë për bazë edhe
këto fakte:
1. Moshën time
2. Familjen time
3. Profesionin e Profesorit Universitar që ushtroj tash e një kohë të gjatë si dhe
4. Veprimtarinë time politike dhe publike,
Të më jepni sqarim zyrtar lidhur me ngjarjen e djeshme.
Me Resepekt
Prof. Asoc. Dr. Muhamet Kelmendi (sic) /Telegrafi/