Muajin e ardhshëm Kosova nënshkruan MSA-në

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë se në muajin e ardhshëm Kosova e nënshkruan MSA-në me BE-në, ashtu sic është paralajmëruar nga kjo e fundit. Ajo thotë se shqiptarët e Medvegjës i treguan Vuçiqit se nuk janë 7%, por 25%.

Tahiri në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se në muajin e ardhshëm Kosova pritet ta nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim (MSA) me BE-në. E në këtë rast sipas saj, Kosova hap kapitullin zyrtar në integrimin evropian.

“Në këtë kontekst është edhe Liberalizimi i Vizave, që padrejtësisht ka mbajtur të izoluar qytetarët e Kosovës. Pra, këto janë kërkesat tona që po i bëjmë me insistim në Bashkimin Evropian”, ka thënë ministrja Tahiri.

Ajo ka folur edhe zgjedhjet e fundjavës së kaluar në Medvegjë, ku shqiptarët e asaj zone që jetojnë në Kosovë, ditën që po shkonin për të votuar atje, u penguan nga autoritetet serbe.

Sipas saj, pavarësisht pengesave të shumta që hasën të dielën nga Policia serbe, shqiptarët i treguan Vuçiqit se janë hiç më pak se 25 për qind, duke arritur kështu t’i fitojnë 3 këshilltarë më shumë në Asamblenë Komunale. /Zëri

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/muajin-e-ardhshem-kosova-nenshkruan-msa-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala