Muaji me temperaturat më të larta në histori

Muaji mars ka thyer rekordin për temperaturat më të larta që nga viti 1880, kur filluan të regjistrohen temperaturat. Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike, gjatë marsit temperatura globale ne tokë dhe sipërfaqe të oqeanit ishte 0.85 gradë celsius. Temperaturat e marsit të fundit tejkaluan edhe ato të vitit 2010 që gjithashtu shënonin rekord.