MTI refuzon regjistrimin e kompanive serbe të energjisë

Autori:Gazeta Fjala

Qeveria e Beogradit nuk ka arritur të regjistrojë dy kompani të veta për energji në Kosovë. Gjuha provokuese në aspektin politik dhe shkeljet ligjore kanë bërë që Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë t’ia kthejë mbrapsht aplikacionet për regjistrimin e dy kompanive në sektorin e energjisë.

“Elektrosever” dhe “EPS Trgovina”, tash për tash, ende nuk figurojnë si biznese të regjistruara në Kosovë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë, Vjollca Dibra, ka thënë se kompanitë serbe kanë dorëzuar aplikacionet e tyre me gabime dhe në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Ka thënë se duhet bërë ndryshime në aplikacion dhe në statutet e këtyre kompanive që ato të mund të regjistrohen.

“Duhet t’i përmirësojnë: aplikacionet, statutin dhe marrëveshjet, sipas vërejtjeve që janë dhënë nga ana e ARBK-së”, ka thënë Dibra, shkruan sot Koha Ditore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mti-refuzon-regjistrimin-e-kompanive-serbe-te-energjise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala