MTI nis aksionin e kontrollimit të naftëtarëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Inspektorati i Tregut dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, përmes Trupave Inspektuese,  që veprojnë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, do të organizojnë aksion për t’i kontrolluar pikat shitëse të derivateve të naftës për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve.

MTI ka ftuar edhe mediat ta përcjellin këtë aksion për të njoftuar opinionin publik rreth gjendjes konkrete.

Aksioni do të fillojë sot ku nisja do të bëhet e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duke filluar nga ora 9:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mti-nis-aksionin-e-kontrollimit-te-naftetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala