MSA-ja sfidë për bizneset dhe institucionet

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompanitë kosovare nuk do të kenë mundësi të eksportojnë prodhimet me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ndalesë është në fuqi me gjithë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, të cilën e kanë edhe vendet e rajonit, pasi BE-ja ka rregulla shumë strikte për produktet me origjinë shtazore. Përveç kësaj, prodhimet e Kosovës duhet t’i respektojnë edhe standardet e tjera të BE-së në rast se dëshirojnë që produktet e tyre të shiten në vendet e BE-së.

Bernard Nikaj, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, i cili ka qenë personi kyç në negociatat e MSA-së me BE-në, thotë se me hyrjen ne fuqi të MSA-së nisin obligimet dhe punët për Kosovën. Thotë se duhet të forcohen institucionet e Kosovës në mënyrë që të implementohet Marrëveshja e arritur me BE-në. Përveç ligjeve në harmoni me legjislacionin e BE-së, Nikaj thotë se tash duhet të ketë edhe zbatim të këtyre ligjeve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/msa-ja-sfide-per-bizneset-dhe-institucionet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala