MPJ shpenzon 10 mijë euro për kompjuterë (Dokument)

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi, ka vendosur që të shpenzojë rreth 10 mijë euro për blerjen e kompjueterëve të rinjë. Kompania fituese e tenderit është shpallur BB New nga Prishtina, me ofertën e saj prej 9.751 euro, transmeton Gazeta Fjala.
Kriter në këtë tender ka qenë çmimi më i lirë i ofuar, ndërsa në garë kanë qenë gjithsej katër kompani. Oferta tjetër më e lartë në këtë proces ka qenë për më pak se 1 mijë euro më e shtrenjë.
Në njoftimin për dhënien e kontratës nuk ofrohen detaje rreth markës se kompjuterëve apo rreth numrit të kompjuterëve që do të blihen./Gazeta Fjala/