MPJ në pritje të disa njohjeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka treguar se Kosova ka marrë konfirmimin për njohje nga disa shtete, emrat e të cilave, sipas tij, do të publikohen vetëm pas marrjes së notave verbale.

Ai për ‘Epokën e re’ ka vlerësuar se politika e jashtme ka qenë ndër segmentet më të suksesshme të 100 ditëve të para të kësaj qeverie.

Selimi thotë se këtë e kanë e pranuar edhe ambasadorët e vendeve perëndimore në Prishtinë.

Ai ka thënë se ministri i Jashtëm është duke punuar në drejtim që Kosova duhet të bëhet model se si të eksportohen stabiliteti dhe paqja, e jo të konsiderohet importuese e resurseve të sigurisë si zonë e rrezikshme.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mpj-ne-pritje-te-disa-njohjeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala