MPB, MPMS dhe UNDP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është nënshkruar marrëveshja bashkëpunimi në mes të MPB-së, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe UNDP-së në fushën e ri-integrimit të personave të riatdhesuar në tregun e punës.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ofron kornizën e bashkëpunimit në mes të MPB, MPMS dhe UNDP, në zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e personave të riatdhesuar, duke iu ofruar mundësi trajnimi dhe punësimi në kuadër të Programit Aktiv për Tregun e Punës në Kosovë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ri-integrimi i qëndrueshëm ekonomik i familjeve të riatdhesuara, përmes trajnimit dhe punësimit, në përputhje me politikat e riintegrimit në tregun e punës.

Pjesë përbërëse e kësaj marrëveshje është Projekti “Riintegrimi i qëndrueshëm për familjet e riatdhesuara”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mpb-mpms-dhe-undp-nenshkruan-marreveshje-bashkepunimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala