MPB me plan për pajisje të shpejtë me dokumente

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punëve të Brendshme, ka përgatitur planet që gjatë sezonit veror të ofrojë shërbime qytetarëve në mënyrë sa më të shpejt të mundshme, për pajisje me dokumente personale.

“Duke pasur parasysh vëllimin e madh të aplikimeve për patentë shoferë, sidomos vazhdim të afatit të vlefshmërisë, pajisja e qytetarëve me patentë shoferë po bëhet në mënyrë të vazhdueshme sipas radhës së aplikimit.

MPB është duke u angazhuar që në afat kohor sa më të shpejtë të mundshëm t’i pajisim të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për patentë shoferë. Prioritet janë: rastet urgjente, aplikim për herë të parë dhe të humbur.

Duke filluar që data 25 qershor e këtij viti, do të shtohen kapacitetet e nevojshme, në mënyrë qe sa më shpejt t’i pajisim qytetarët me patentë shofer.

Procedura për vazhdim e patentë shoferëve është e rregulluar me udhëzimin administrativ 12/2012, që të bëhet aplikimi për vazhdim të afatit të patentë shoferëve, gjashtë muaj para se t’i skadojë afati i vlefshmërisë, andaj i lusim të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe mos të presin momentin e fundit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mpb-me-plan-per-pajisje-te-shpejte-me-dokumente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala