MPB do të shkatërrojë mbi 105.000 fishekë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), do të shkatërrojnë më shumë se 105.000 copë municioni të konfiskuara nga Policia e Kosovës.

Ngjarja do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe do të mbahet sot në orën 10:00 në malin Golesh- Sllatinë.

Shkatërrimi i municionit realizohet në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP- Projekti për Minimizimin e Rrezikut të Armëve dhe Eksplozivëve (FERM) dhe i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë.

Shkatërrimi i municionit do të zhvillohet në përputhje me Udhëzimet Ndërkombëtare Teknike për Municion të OKB-së (IATG).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mpb-do-te-shkaterroje-mbi-105-000-fisheke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala