Mourinho: Do ta huazoj Gerrardin

Menaxheri i Chelsea-s, Jose Mourinho tha se i vjen keq që heroi i Liverpoolit, Steven Gerrard është duke e lënë Premier Ligën në fund të sezonës, por si me shaka ka thënë se mund ta huazojë atë nga LA Galaxy.
Mourinho kishte qenë edhe më herët i interesuar tej mase që ta kishte nën urdhrat e tij Gerrardin, sidomos në vitin 2005 sa ishte menaxher i Chelseas për herë të parë. Por, asnjëherë nuk ia kishte arritur kësaj.
Gerrard gjatë karrierës së tij nuk ka arritur të fitojë asnjë titull të Premier Ligës dhe ishte pikërisht një gabim i tij katastrofal vitin e kaluar në ndeshjen vendimtare pikërisht ndaj sukadrës së Morinjos ai që ia humbi titullin vitin e kaluar.