Motrat bllokohen dy javë nga bora, mbijetojnë vetëm me biskota

Autori:Avdyl Pajaziti

Motrat Leslie Roy e Lee Wright, nga Miçigani i SHBA-së prej dy javësh kanë mbetur të bllokuare në borë.

Gratë kanë mundur që të mbijetojnë në mes të pyllit dhe ngricës vetëm duke ngrënë ato pak biskota që u kishin mbetur në makinë.

Motrat Wright nuk kishin mundur që të lëshonin sinjalin SOS për tu treguar vendin se ku ndodheshin sepse në atë zonë ishte e pamundur që të përdorej celulari.

Motrat thonë se gjatë kësaj kohe arinjtë u janë afruar dy herë. Ato u lokalizuan nga grupet e shpëtimit që lëviznin me helikopter, të cilët vunë re një shkëlqim që vinte nga xhami i automjetit të tyre. /gazeta shqip/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/motrat-bllokohen-dy-jave-nga-bora-mbijetojne-vetem-me-biskota/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala