Motra e Elvis Pistes: E vërteta për vrasjen e vëllait ndodhet te notesi i humbur

Motra e Elvis Pistes, Beatrisa ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeprokurores së Gjakovës, Shpresa Bakija, lidhur me pistën e hetimeve që janë duke u zhvilluar për zbardhjen e vrasjes së ish-kandidatit për deputet nga PDK’ja.
Beatrise ka shkruar se të dhënat e vërteta për vrasjen e vëllait të tij ndodhen në shënimet që i ka mbajtur me vete por që ato shënime kanë humbur natën e vrasjes së Elvisit.
Sipas saj, hetuesi i rastit është dashur të përkujdesen se ku janë zhdukur shënimet e Elvisiti.
Lexojeni të plotë reagimin
Me siguri shumica prej jush se bashku me neve familjare te Elvisit nuk jeni te kenaqur me intervisten te cilen e ka dhene kryeprokurorja e gjykates themelore ne Gjakove!Ajo perveq asaj qe skishte cka te deklaroje tha se shpresat i paska te notesi i Elvisit..eshte e vertete qe Elvisi ka shkruar por shkrimet e verteta gjinden ne notesin te cilin Elvisi e ka mbajtur gjithmone me vete e te cilin hetuesit e rastit dashte te perkujdesen se ku eshte zhdukur naten e vrasjes!
Poashtu them se informacioni per dergim analize telefonave nuk eshte dashur dhene mediave!Tek hetuesit e rastit kemi pare vullnet te mire por nuk mjafton vetem kjo per zbulimin e rastit!
Te pakten krsaj here kryeprokurorja ne fjale nuk i ka permendur fjalet si me pare “jemi afer” “rrethi u ngushtu” etj.Por sic e keni ndegjuar nese analizat nga telefonat rezultojne negative do te permendet fraza hetimet vazhdojne?!