Era rrënon kulmin e shkollës së Elezajt, rrezikohet viti shkollor

Autori:Zekirja Shabani

Moti i lig i shoqëruar me erë të fuqishme, që ka përfshirë Komunën e Kaçanikut, të enjten pasdite, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në fshatin Elezaj, përkatësisht në një objekt shkollor ku era e fortë përcjell me shi e breshër e ka hedhur përtokë kulmin e shkollës fillore “Nazmi Osmani”.

Fashti Elezaj është 7 kilometra larg qendrës së Kaçanikut, kurse ka 10 klasë mësimi. Në katin e sipërm aty ku ka goditur era e forte nga shembja e çatisë janë dëmtuar komplet të 5 klasat të cilat janë përmbytur nga uji e mbetjet, duke e bërë kështu të papërdorshëm skajshëm katin e epërm. Bankat e karriget nga kati sipër tashmë janë larguar nga aty dhe janë vendosur në katin e parë në hollin e shkollës.

Dëmi nuk është përllogaritur ende, por ai mendohet të jetë disa mijëra euro. Të premten për të parë situatën me dëme të mëdha në vendin e ngjarjes kishin arritur edhe autoritetet komunale të Kaçanikut.

Remzi Elezi, nënkryetar i kësaj komune, ka thënë se ekipi komunal ka dalë të shohë gjendjen dhe masat të cilat duhet marrë me urgjencë pas këtij dëmi në shkollën ku tashmë ka pasiguri të madhe nëse procesi mësimor mund të nisë më një shtator./Gazetaexpress/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/moti-rrenon-kulmin-e-shkolles-se-elezajt-rrezikohet-viti-shkollor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala