Moti për sot dhe ditët në vijim

Dita e enjte do të shoqërohet me mot të vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 18-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-4m/s. Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga lokale të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Fundjava do të shoqërohet me mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Shtypja atmosferike gjatë këtyre ditëve do të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.