Moti për këtë javë

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për javën në vijim ka parashikuar mot të ndryshueshëm me diell dhe vranësira, të cilat në fillim të javës vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh. Fundi i javës do të shënohet me përfshirje nga masat e freskëta të ajrit të cilat burimin e kanë nga vendet nordike.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit edhe për dy ditët e para të kësaj jave. Këto masa të nxehta do të kushtëzojnë një mot jostabil, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht ditën e marte dhe të mërkurën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11C-14C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29C -32C celsius. Shtypja atmosferike nuk do të jetë stabile gjatë gjithë javës duke shënuar vlera mbi normalen.

Nga dita e mërkurë vendi ynë do të përfshihet nga masat e freskëta të ajrit të cilat burimin e kanë nga vendet nordike. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në zbritjen e maksimaleve për 7C-9C celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 2-9m/s.

Nga e enjtja deri të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale dhe maksimale do të pësojnë zbritje. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes”, thuhet në parashikimin e IHMK-së për javën në vijim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/moti-per-kete-jave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala