Moti për dy ditët e ardhshme

Temperaturat për ditën e nesërme dhe të shtunën pritet të nisin nga ajo më e ulëta në 3 gradë celsius, deri në 12 maksimalja.
Të premten, temperaturat do të nisin me 5 gradë, ndërsa pasdite do të arrijnë deri në 9 gradë celsius.
Ndërsa, të shtunën temperaturat do të jenë nga 3 deri në 12 gradë.
Temperaturat më të larta do të shënojnë në qytetin e Prizrenit nga 6 deri në 13 gradë.
Më poshtë mund të shihni grafikun me temperaturat që do të mbretërojnë në qytetet e Kosovës për ditën e premte dhe të shtunë.