Moti në Kosovë për vikend dhe javën e ardhshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbizotërojë në fundjavë dhe javën e ardhshme.

Sipas IHMK-së, moti me diell do të na shoqërojë gjatë dy ditëve të vikendit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa më e larta e ditës do të lëvizë ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Në pjesën e parë të ditës vende-vende do të ketë mjegull,  gjë që, do ta zvogëloj shikueshmërinë horizontale. Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales (1013 milibar), lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë 92-95 % , gjatë ditës do të zbresë në 44-49%. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Java e ardhshme, sipas IHMK-së, pritet të jetë më e nxehtë , sidomos pesë ditët e para të javës vijuese.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/moti-ne-kosove-per-vikend-dhe-javen-e-ardhshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala