Mot i keq në Gjakovë: Erë e fuqishme dhe mbi 16 orë pa rrymë

Moti i keq me erëra të fuqishme që po mban në Dukagjin kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike për një periudhë prej 16 orëve.
Raportohet se fshatrat e komunës së Gjakovës po përballën me mungesë të rrymës elektrike prej 16 orësh pas motit të keq me erëra të fuqishme.
Era e fuqishme në Gjakovë ka shkaktuar edhe dëme materiale.
Lexues të gazetës Express tregojnë se disa makina kanë pësuar dëme kur nga era e fuqishme janë rrëzuar pjesë nga një objekt që është në ndërtim e sipër.
Ndërkohë erë e fuqishme dhe mungesë rryme ka edhe në disa qytete të tjera të Kosovës.