Mostransparenca e kryetarit| 5 muaj pa përgjigje nga Shpend Ahmeti

Autori:Zekirja Shabani

Edhe tri ditë bëhen plotë pesë muaj që kurë Gazeta Fjala ka adresuar tek Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, një varg pyetjesh në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë.

Kryetari që fletë për transparencën dhe e ka pjesë të programit të tij qeverisës, nuk pranon të tregoj nëse ka veturë personale dhe për çfarë e shfrytëzon atë.

I pari i Prishtinës nuk tregon nëse mbanë revole pas pretendimeve për kërcënim nga, siç e quan ai “mafia e ndërtimit” si dhe nuk ka dhënë ndonjë shpejgim se sa njerëz me kontratë mbi vepër e militant të Lëvizjes Vetëvendosje i ka punësuar në Komunën e Prishtinës prej që e ka marrë mandatin.

Ai ka refuzuar të jap arsye për mostransparencën në punën e tij edhe pas rikujtimit të bërë më 4 maj për pyetjet që presin përgjigje.

“Me këtë email desha të ju rikujtoj se me datë 16 Prill 2015, nga Gazeta Fjala, kam adresur disa pyetje për kryetarin e Komunes, Shpend Ahmeti. Besoj se keni parasyshë që është tejkaluar çdo afat i mundshëm ligjor për të kthyer përgjigje ndaj gazetarëve”, është pjesa nga teksti rikujtues për mostransparencën e kryetarit.

Por as kjo nuk i ka bërë përshtypje zyrtarëve përgjegjës të kësaj komune dhe tek pas shumë insistimesh dhe kërkesës së përsëritur më 23 Qershor, një ditë më vonë zyrtarja e lartë për media në Komunën e Prishtinës konfirmon takimin për intervistë për datën 26 qershor.

“Intervistën me Kryetarin Shpend Ahmeti mund t’a realizoni të premten, 26/06 në orën 10:00, në zyre te ne”, shkruan Miranda Mullafazliu Bejta.

Por, edhe kësaj radhe kryetari ndrron mendje. Në vend të intervistës, ai zgjedhë ti bashkohet aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje në protestë të organizaur atë ditë.

Redaksia e Gazetës Fjala gjatë këtyre gjashtë muajve në vazhdimësi ka kërkuar përgjigje dhe arsye për refuzim të përgjigjes nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, por nuk ka marrë ndonjë shpjegim.

Duke e parë se i pari i kryeqytetit nuk pranon të ndajë me qytetarët informacionet rreth jetës së tij dhe angazhimit në krye të Prishtinës, për hirë të transparencës dhe korrektësisë po ndajmë me lexuesit pyetjet që presin përgjigje.

Pyetje për kryetarin e Komunës së Prishtinës:

  1. A ka veturë personale Shpend Ahmeti dhe çfarë veture?
  2. Sa herë jeni kërcënuar me jetë prej se e keni marrë mandatin si kryetar i Prishtinës dhe kush janë kërcënuesit?
  3. A ekziston vërtet mafia e ndërtimit në kryeqytet? Kush e udhëheq atë?
  4. Për cilin ekip të futbollit bën tifo Kryetari i Prishtinës, përveç kombëtares dhe Prishtinës?
  5. A kanë qytetarët ujë 24 orë siç është premtuar se do të kenë brenda gjashtë muajve, para ardhjes tuaj në pushtet?
  6. Kur do të digjitalizohet dhe do të vihet në funksion sistemi i ri i transportit publik?
  7. A paguan biletë autobusi në trafikun urban apo keni mujore?
  8. A udhëton me autobus prej Graçanice apo jeton në Prishtinë?
  9. A ka pasur vërtetë naftë kancerogjene në Shkollat e Prishtinës?
  10. A jeni pishman që e keni marrë vendimin për mbylljen e shkollave?
  11. A kanë përfunduar hetimet lidhur me këtë rast dhe kur do të bëhet publik vendimi i gjykatës për rasstin Hib Petroll?
  12. Sa njerëz i keni punësuar në Komunën e Prishtinës pej që e keni marr mandatin, sa të tillë janë me kontrata mbi vepër dhe sa janë militantë të VV?
  13. A është përzier në punët e juaj deri tash ish-lideri i VV-së, Albin Kurti?
  14. Cilat janë raportet e juaja me Vetëvendosjen, a ka përçarje?
  15. Përse e merrni si model gjithnjë Zagrepin për zhvillim të Prishtinës?
  16. A është duke u realizuar kënga për Prishtinën dhe kush janë këngëtarët me të cilët do të bashkëpunoni?
  17. A mbani revole?
  18. Kur do të nisë ndëtimi i banesave për familjet sociale, të premtuara në fushatë?
  19. Cilat janë projektet e realizuara deri më tani me të cilat krenoheni?
  20. Cilat janë barrierat në punën tuaj, të cilat nuk i keni paraparë, para se të vinit në krye të komunës?
  21. Si do të duket Prishtina në fund të mandatit tuaj?

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mostransparenca-e-kryetarit-5-muaj-pa-pergjigje-nga-shpend-ahmeti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala