Mospajtime për “Kosovën e Re”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kushtëzimet e vëna nga Banka Botërore e kanë ngadalësuar avancimin e negociatave për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, shkruan sot Koha Ditore.

Banka Botërore po kërkon që kompania që pritet të financojë ndërtimin e termocentralit të ri (“Contour Global”) të mos ketë gisht në operimin dhe mirëmbajtjen e këtij termocentralit. Burime të gazetës kanë sqaruar se kërkesa e BB-së është e bazuar në parandalimin e rritjes së shpenzimeve operative dhe sidomos shpenzimeve për mirëmbajtjet e vogla dhe ato kapitale. Rritja e këtyre shpenzimeve do të kishte ndikim direkt në çmimin e energjisë që do të prodhohet nga ky termocentral.

E kompania “Contour Global”, e vetmja në garë për financimin e ndërtimit të termocentralit me kapacitet prej 600 megavatesh, nuk është duke i pranuar kushtet e Bankës Botërore. Ajo po kërkon me çdo kusht që të ketë të drejtën për operim dhe mirëmbajtje me asetet e saj, pasi parashihet të jetë pronare e vetme e termocentralit 600 megavatesh.

Tenderi për termocentralin “Kosova e re” ishte ndarë në dy pjes

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mospajtime-per-kosoven-e-re/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala