Moska e gatshme për të kontaktuar opozitën e moderuar siriane

Autori:Gazeta Fjala

Rusia është e gatshme për të kontaktuar me Ushtrinë e Lirë Siriane por tani ajo është një ‘fantazmë’, ka thënë Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, në një konferencë për media

“Ata na flasin për Ushtrinë e Lirë Siriane, por ku është ajo?

Ajo mbetet një grup fantazmë, për të cilën nuk dimë asgjë”, ka thënë Lavrov duke shtuar se Rusia ka dërguar një kërkesë rreth grupit tek Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi të gatshëm të kontaktojmë me ta nëse ata janë një grup patriotësh ushtarakë, që kundërshtojnë sirianët. Ne nuk e fshehim këtë fakt. Por kjo strukturë tanimë është vetëm një fantazmë. Unë kam kërkuar nga John Kerry të na dhuroj informacione rreth kësaj ‘Ushtrisë së Lirë Siriane’ dhe të na tregoj se kush e udhëheqë atë,” ka thënë Lavrov.

“Deri tani askush nuk na ka treguar se ku dhe si operon kjo Ushtri, apo ku dhe si, njësitë e kësaj opozite operojnë.”

Ministri rus gjithashtu ka thënë se Moska ka kërkuar nga SHBA-të që të jap detaje rreth kësaj ushtrie.
“Unë nuk kam dëgjuar për planet që SHBA-të apo ndonjë shtet tjetër do ta minojnë punën tonë në Siri.”
Ka thënë Lavrov në konferencën për shtyp.

Ai gjithashtu ka shtuar se Rusia ka krijuar kontakte me SHBA-të rreth situatës në Siri në nivel presidencial, gjithashtu edhe në nivel të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme/Lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/moska-e-gatshme-per-te-kontaktuar-opoziten-e-moderuar-siriane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala