Mos u sëmurni në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Çfarëdo që bëni, mos u sëmurni në këto shtete, është titulli i artikullit në gazetën amerikane The Washington Post, e cila duke përdorur të dhënat e fundit të kompanisë britanike International SOS, rendit Kosovën në një prej shteteve me infrastrukturën më të dobët shëndetësore.

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë shtetet në listën e kompanisë britanike International SOS, si destinacione ku pason rreziku më i madh nëse dikush sëmuret gjatë udhëtimit.

Analizën e ka publikuar gazeta amerikane The Washington Post, derisa përmban një hartë interaktive të botës ku janë të dalluara shtetet me rrezikun më të madh dhe më të vogël për kurim, përfshirë edhe faktin nëse turistët hynë në telashe.

Harta është përpiluar në bazë të 300 mijë rasteve mjekësore që në vitin 2014 shënoi kompania International SOS përndryshe e specializuar për mbrojtje shëndetësore dhe shërbime në raste emergjente jashtë vendit.

Raporti mjekësor merr parasysh edhe rreziqet nga sëmundjet infektive, qasjen dhe kualitetin e infrastrukturës lokale.

Në bazë të kësaj analize, Afrika ballafaqohet me mungesën më të madhe të kujdesit shëndetësor në rast nevojë. Pjesa më e madhe e Evropës lindore konsiderohet nga mesatarisht e rrezikshme deri tek shumë e rrezikshme ku zënë vene Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-u-semurni-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala