Mos publikimi i listave i qet veteranët sërish në rrugë

Autori:Avdyl Pajaziti

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojnë protestën sot. Të lodhur me zvarritjen e procesit të publikimit të listave për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së dhe mos-zbatimin e ligjit për këtë kategori, ata do të dalin sot prej orës 12:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi. Ai tha se ka një mos-seriozitet nga ana komisionit qeveritar për njohjen e statusit të veteranit, invalidit, të internuarit dhe pjesëtarit të UÇK-së. Sipas tij, qeveritarët janë duke u munduar që edhe këtë vit ta shtyjnë kështu, pa i përfunduar obligimet.

Protesta është paraparë të zgjatë një orë, megjithatë, Qeriqi tha se varësisht prej vullnetit të protestuesve, ajo mund të zgjasë edhe më shumë. Sipas Qeriqit, protesta do të jetë e qetë.

Luftëtarët e UÇK-së, protestuan edhe ditën e hënë të kësaj jave. Ata qëndruan deri në orët e pasdites para objektit të qeverisë, mirëpo për shkak të motit që u përcjell me shi, ta ndërprenë protestën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-publikimi-i-listave-i-qet-veteranet-serish-ne-rruge/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala