Mos mbani shpresë për 100 mijë vende pune

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri Isa Mustafa ka porositur qytetarët që të mos mbajnë shpresë së për një vit do të krijohen 100 mijë vende pune.

Ai ka thënë se Qeveria po punon që të krijojë kushte për biznese të reja,derisa ka  prezantuar arritjet e Qeverisë në ambientin e të bërjes biznes.

“Mos të mban dikush shpresë që munden për 6 muaj apo 1 vit të punësohen 100 mijë veta. Do të thotë, zhvillimi ekonomik është një proces, nuk është një akt i cili ndodh edhe kryhet. Asnjë qeveri nuk mundet që në momentin që e merr mandatin me thënë e mora mandatin edhe i themelova 1 mijë firma private edhe i punësova 100 mijë veta. Qeveria e ka për detyrë që të krijojë kushte, rrethana për të cilat unë po flas, në mënyrë që pastaj bizneset të kenë zhvillim të brendshëm dhe të jashtëm edhe ky është një proces i cili do të zhvillohet pa e lidhur me zëvendësministra as me këshilltarë, sepse është punë tjetër edhe nuk është korrekte”, ka thënë Mustafa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/mos-mbani-shprese-per-100-mije-vende-pune/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala